95.00 

Formulat e Fit Juice janë hartuar nga Dr. Matina Cobo në përputhje me të gjitha udhëzimet shkencore për këtë lloj diete. Dita juaj përfshin 6 lëngje të cilat këshillohen të konsumohen cdo 3 orë.
Midis tyre mund të konsumoni fruta të thata (akoma më mirë gjalpe
prej tyre) për të shtuar marrjet ditore të yndyrnave të
shëndetshme dhe omega 3. Hidratimi ditor ka shumë rëndësi, duhet të pini së paku 1.5 -2 litra ujë në ditë përvec lëngjeve, për
të lehtësuar procesin e “pastrimit” të trupit.

Category:

Description

Në jetën tonë të përditshme ne konsumojmë shpesh ushqime të
shpejta, të procesuara, me aditivë ushqimorë, të skuqura apo
shumë alkool. Të gjitha këto janë zakone të cilat nxisin
acidifikimin e trupit. Ekuilibri acidobazik I trupit prishet, gjaku
acidifikohet dhe po kështu indet kudo në trup. Në këtë situatë,
mëlcia nxitet për të prodhuar acide yndyrore që paketohen dhe
depozitohen së pari në mëlci (dhjamosja e mëlcisë) dhe më tej
në muskulaturën tonë (predispozim për prishje të receptorëve te
insulinës, për diabet si dhe obezitet).
Nga ana tjetër, dieta pa fibra, pa sasinë e duhur të fruta-perimeve,
ujit dhe jeta sedentare, favorizojnë konstipacionin. Një frekuencë
e ulët defekimi sjell jo vetëm mbajtjen për një kohë shumë të
gjatë të feceve në zorrë (të cilat në thelb përmbajnë
toksinat ose mbeturinat që trupi duhet të pastrojë), por prish
edhe ekuilibrin midis baktereve “të mira” ose dobiprurëse dhe
atyre “të këqija” ose dëmtuese në favor të këtyre të
fundit.
Strategjia
FIT JUICE CLEANSE ka për qëllim të furnizojë trupin tuaj me
perime e fruta të cilat do alkalinizojnë gjakun tuaj e do ju
ndihmojë juve për të eleminuar tepricën e yndyrnave të
depozituara në mëlci e muskuj.
Meqënëse ju do I merrni kaloritë tuaja ditore dhe nutrientët përmes
lëngjeve të freskëta cold-pressed, sistemi juaj tretës do pësojë
një “restart” duke I dhënë kohë për t’u pastruar e për të
shërruar veten nga inflamacioni preekzistues.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Dieta Detox Juice – 3 Ditore”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Go top