Menu mesdhetare e cila përfshin karbohidrate si oriz basmati, rizoto, pasta të ndryshme, patate furre, legume, etj, përfshin një proteinë kryesisht fileton e pulës dhe një here në javë mishin e viçit si dhe perime ose sallatë ose supë. Menuja standard është një menu e larmishme e ndërtuar nga katër javë me vakte të ndryshme e kombinime unike. Mund të aplikohet mbi 18 vjeç.
Është një dietë e përshtatshme pë rënie në peshë (ritmi i rënies 3-5 kg në muaj në varësi të metabolizmit tuaj) ose për mirëmbajtje peshe.