Menu mesdhetare me produktet më cilësore në treg. Çdo vakt përfshin një burim kryesor proteinik si fileto pule, fileto salmoni, fileto koce, fruta deti, biftek viçi, etj, një karbohidrat si quinoa, cous cous, oriz basmati, oriz i zi, patate e ëmbël, legume etj, si dhe perime ose sallatë ose supë. Premium është një menu e larmishme e ndërtuar nga katër javë me vakte të ndryshme e kombinime unike .
Është dietë e cila forcon imunitetin, e përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni, për diabetikët, stabilizon kolesterolin në gjak dhe është e përshtatshme për shtatëzani. Mund të aplikohet mbi 18 vjeç.