Me menunë ketogjenike trupi kalon në një lloj gjendje metabolike, e cila quhet ketozë, ku organzimi djeg yndyrë për “karburant” dhe prodhon pak fragmente karboni (të quajtura ketone) si produkt metabolik. Normalisht trupi ynë djeg karbohidrate për “karburant”, burimi kryesor I energjisë për trurin, zemrën rruazat e kuqe dhe shumë të tjera. Kur trupi kalon në ketozë, ne ndihemi më pak të uritur dhe është më e lehtë të konsumojmë më pak ushqim se zakonisht. Si ë tillë është menuja ideale për të rënë në peshë. Ketogjenike është një menu e larmishme e ndërtuar nga katër javë me vakte të ndryshme e kombinime unike .
Përdoret gjithashtu për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e gjendrës tiroide, për njerëz me probleme nervore (migrenë, depresion, ankth, Parkinson, Alzheimer, etj) si dhe për njerez me problemet e celiakisë ose të sindormit të zorrës së irrituar. Mund te aplikohet mbi 18 vjec. Per femrat post partum ose ne gjidhenie, duhet te konsultoheni me mjeken tone per ndjekjen e kesaj diete.