Detox Juice

Dieta Detox, zgjat 3 deri në 6 ditë dhe ka për qëllim të furnizojë trupin tuaj me perime e fruta të cilat do alkalinizojnë gjakun e do ju ndihmojnë në eleminimin e tepricave të yndyrnave të depozituara në mëlçi e muskuj. Ju do merrni kaloritë tuaja ditore dhe nutrientët përmes lëngjeve të freskëta cold-pressed, sistemi juaj tretës do pësojë një “restart” duke i dhënë kohë për t’u pastruar e për të shëruar veten nga inflamacioni pre-ekzistues.

Çdo lëng ka një sasi të lartë vitaminash e mineralesh sepse përbërësit janë 100% fruta e perime të freskëta të stinës të përgatitura me teknologjinë Cold Pressed, e cila jo vetëm nxjerr më tepër lëng e nutrientë prej tyre, por edhe nuk i lejon të denatyrohen shpejtë nëse ju i vendosni në frigorifer, në dallim nga shtrydhësi normal.

Formulat e Fit Juice janë hartuar nga Dr. Matina Cobo në përputhje me të gjitha udhëzimet shkencore për këtë lloj diete. Dita juaj përfshin 6 lëngje të cilat këshillohen të konsumohen cdo 3 orë. Midis tyre mund të konsumoni fruta të thata (akoma më mirë gjalpë prej tyre) për të shtuar marrjet ditore të yndyrnave të shëndetshme dhe omega 3. Hidratimi ditor ka shumë rëndësi, duhet të pini së paku 1.5 -2 litra ujë në ditë përvec lëngjeve, për të lehtësuar procesin e “pastrimit” të trupit. Nuk lejohet kafeina gjatë këtyre ditëve, pasi e dëmton procesin e detoksifikimit.

Qëllimi primar i Dietës Detox nuk është dobësimi në vetvete, por rivitalizimi i trupit, rregullimi i florës bakteriale dhe ulja e inflamacionit.

Pas ditës së 3-të të Dietës Detox raporti midis baktereve të zorrës kthehet në favor të atyre “të mira”. Kjo do ju ndihmojë edhe nëse keni objektiv dobësimin, për të pasur një sukses të garantuar në dietën tuaj.

150 euro / Paketa 6 ditore
80 euro / Paketa 3 ditore

Dieta Detox ju vjen në destinacionin dhe orarin që ju dëshironi midis 18:00 dhe 22:00.

Go top