Pyetja që më bëjnë vazhdimisht pacientët e mi është a duhet ta bëjmë testin e intolerancës? Çfarë nënkupton në të vërtetë ai? Pse është aq i rëndësishëm performimi i tij si duhet? Rëndësia e testit është zbulimi i alergeneve ushqimore, ato ushqime për të cilat trupi krijon inflamacion.

Çfarë është inflamacioni?

Na ka ndodhur të gjithëve të vritemi e të shohim një lëkurë të skuqur, të enjtur, plot gjak e vaskularizim. Çon më tepër gjak për të furnizuar me qeliza imunitare, për të luftuar mikrobet që mund të hyjnë, më tepër qeliza gjaku për të ndaluar hemoragjinë, më tepër përbërës qelizor për të nisur rindërtimin e indit të ri.

Cila është zgjidhja? 

Njerëzit më së shumti janë intolerantë ndaj drithërave, bulmetit, sheqerit artificial, vajit, farave e arrorëve, legumeve, etj. Pasi kryen testin e intolerancës, bëhet një dietë 4-8 javore për eleminimin e atyre produkteve dhe më pas ri-prezantohen në trup.

Problemet më të mëdha që shikoj çdo ditë në klinikë janë:

Konstipacion, diarre episodike, sindromi i zorrës së irrituar, rritje e florës bakteriale ne zorrën e hollë (SIBO), fryrje, gazra dhe refluksi acid. Të gjitha të lidhura me inlfamacionin kronik. Si t’i eleminojmë?

1. Gatuani perimet – bëhet më e lehtë tretja dhe përthithja e tyre.

2. Konsumoni shpesh lëng kockash – palca e kockave është e pasur me kolagjen dhe omega 3, të nevojshme për të ndërtuar shtresën e parë te zorrëve.

3. Ushqime te fermentuara – kos, djathë, verë, turshi, të gjitha të pasura me probiotike, baktere të mira të cilat bëjnë që në zorrë të dominojnë kolonitë e mira dhe jo ato përfituese nga ne.

4. Suplemente probiotike – konsumojini çdo ditë nëse keni nivel të lartë inflamacioni.

5. Suplemente me L -glutaminë – është aminoacid i cili ndihmon në ndërtimin e shtresës së parë të zorrës.

7. Rrënja licorice – shëron zorrën e inflamuar.

Share

1 comment

  1. October 14, 2019 at 5:58 pm
    Shanie Reichert

    In perferendis ratione accusantium consequatur. Provident sunt optio ut soluta et. Architecto itaque sunt aspernatur quae quo voluptas id.

    Quaerat veritatis odio nihil assumenda voluptate. Dignissimos iure facilis animi. Qui rerum praesentium et cum velit.

Post comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Go top